Çfarë është Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SGPM)?

Çfarë është Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SGPM)?

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SGPM) është organizata e parë sindikale për gazetarët dhe punonjësit e medias e shtrirë në të gjithë vendin.Prej fillimit të korrikut të vitit 2023, SGPM u prezantua te partnerë seriozë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, të cilët punojnë dhe mbështesin fuqizimin e lëvizjes punëtore dhe sindikatave të tyre, në përpjekjet e tyre për dinjitet, respekt, paga të drejta, kushte më të mira pune dhe një zë në ekonominë globale.

Në shkurt 2024, SGPM u regjistrua pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Kjo sindikatë synon fuqizimin dhe aftësimin e gazetarëve dhe punonjësve të medias në promovimin e të drejtave dhe lirisë së shtypit nëpërmjet finalizimit të nënshkrimit të kontratave kolektive me punëdhënësit e mediave.