Psikologia Arjola Manreka ka folur në Podcastin Media Integrity Action për rreziqet që kanë gazetarët dhe punonjësit e medias në Shqipëri për shkak të profesionit dhe punës së tyre të përditshme.
Gazetarja Brikena Metaj ka ndarë eksperiencën e saj personale nga një aksident i rëndë me shumë viktima në Jug të vendit dhe tronditjen e madhe që la pas raportimi i kësaj ngjarjeje.
Psikologia konfirmoi impaktin e fortë që kanë lajmet dhe ngjarje të tilla tronditëse teksa vuri theksin te ndihma që duhet të marrin gazetarët dhe punonjësit e medias qoftë duke folur me specialistë, qoftë dhe me grupe apo rrjete kolegësh dhe mbështetësish.