“Edukim, raportim dhe reagim”/ SGPM, AGSH dhe SCiDEV takim me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi

“Edukim, raportim dhe reagim”/ SGPM, AGSH dhe SCiDEV takim me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Pa raportim, nuk ka llogaridhënie. Pa mbrojtje, nuk ka gazetari të lirë.

Sot, SCiDEV, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë AGSH dhe Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias zhvilluan një takim të rëndësishëm me Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, për të diskutuar si mund të forcohet bashkëpunimi institucional në mbështetje të gazetarëve dhe punonjësve të medias.

Ramë dakord të punojmë së bashku për të trajtuar elementët kyç në mbrojtjen e gazetarëve, si:
✔ Raportimi i shkeljeve pranë institucioneve përkatëse
✔ Rritja e ndërgjegjësimit mbi të drejtat e gazetarëve
✔ Edukim, informim dhe fuqizim
✔ Reagime të koordinuara për të parandaluar diskriminimin dhe largimin e padrejtë nga puna

Falënderojmë Komisionerin për dialogun e hapur dhe angazhimin për të mbështetur të drejtat e gazetarëve dhe profesionistëve të medias në Shqipëri.