“Forca jonë është uniteti dhe bashkëpunimi”, SGPM uron Vitin e Ri 2025!

“Forca jonë është uniteti dhe bashkëpunimi”, SGPM uron Vitin e Ri 2025!

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SGPM) uron të gjithë anëtarët e saj, punonjësit e medias dhe bashkëpunëtorët për një vit të mbarë dhe suksese.

“Të dashur gazetarë, punonjës të medias dhe mbështetës të së vërtetës,
Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SGPM) gjen rastin t’ju urojë Vitin e Ri 2025, paçi shëndet të mirë dhe qoftë ky vit i mbushur me suksese dhe solidaritet profesional.

Viti që lamë pas shënoi një moment historik për të gjithë ne, duke përmendur themelimin dhe nisjen e veprimtarisë për herë të parë në Shqipëri të një sindikate dedikuar gazetarëve dhe punonjësve të medias. Ky hap i rëndësishëm është një tregues i përkushtimit tonë për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e profesionit tonë, në një vend ku kushtet e gazetarëve janë përkeqësuar nga viti në vit.

Teksa hedhim hapa përpara në vitin 2025, na presin sfida të rëndësishme, ku prioriteti ynë kryesor mbetet përmirësimi i kushteve të punës për gazetarët dhe punonjësit e medias, formalizimi i marrëdhënieve të punës me mes punëdhënësit dhe punëmarrësve me kontrata të rregullta, krijimi i kontatës kolektive dhe vetërregullimi i medias.

Bashkërisht, do të punojmë për të forcuar marrëdhëniet e punës, për të mbrojtur lirinë e shtypit dhe për të siguruar një mjedis pune më të drejtë, të sigurt dhe të motivuar për të gjithë kolegët tanë.
Në këtë rrugëtim, forca jonë është uniteti dhe bashkëpunimi duke iu bashkuar kauzës për një media më të sigurt dhe më të lirë. Vetëm duke bashkuar zërat dhe përpjekjet tona mund të arrijmë ndryshime të qëndrueshme!

Le të mirëpresim 2025-ën me shpresën dhe energjinë për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për median shqiptare dhe për të gjithë ata që e përkushtojnë jetën ndaj këtij misioni fisnik.
Gëzuar Vitin e Ri!
Me respekt dhe solidaritet,
Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SGPM)”