Krijohet Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias

sgpm

KRIJOHET SINDIKATA E GAZETARËVE DHE PUNONJËSVE TË MEDIAS
Tiranë, 7 dhjetor 2024 – Për herë të parë në Shqipëri, gazetarët dhe punonjësit e medias kanë krijuar Sindikatën e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SGPM).
Ky moment historik shënon një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave dhe përmirësimin e kushteve të punës për profesionistët e medias në vend.
Ndryshe nga organizatat ekzistuese që fokusohen kryesisht në advokim dhe zhvillim profesional, SGPM ka për qëllim të mbushë boshllëkun e përfaqësimit sindikalist, duke ofruar mbrojtje ligjore, përfaqësim kolektiv dhe forcim të zërit të gazetarëve në Shqipëri.