Mbyllja e TikTok, SCiDEV: Të shqetësuar mbi implikimet e këtij vendimi. Rrezikon të krijojë një ndjenjë të rreme sigurie

Mbyllja e TikTok, SCiDEV: Të shqetësuar mbi implikimet e këtij vendimi. Rrezikon të krijojë një ndjenjë të rreme sigurie
FILE - The icon for the video sharing TikTok app is seen on a smartphone, Feb. 28, 2023, in Marple Township, Pa. The state of Montana is asking a federal judge to allow its ban on downloading TikTok to take effect in January, even though the company argues it violates free speech rights. The state argues there are other apps that people can use to communicate with each other that don't include the risk of sharing data with the Chinese government. The company and content creators had asked the judge to temporarily block the law from taking effect while their legal challenge plays out. (AP Photo/Matt Slocum, File)

Qendra për Shkencën dhe Inovacionin për Zhvillim (SCiDEV) ka reaguar pas vendimit të qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok për një vit, vendim që erdhi si masë sigurie pas vrasjes së një 14-vjeçari në Tiranë.

Në lidhje me vendimin për të bllokuar aksesin në TikTok në Shqipëri për një vit SCiDEV shprehet se “po ndjek nga afër zhvillimet që rrjedhin nga deklarata e fundit për të bllokuar aksesin në TikTok në Shqipëri për një vit. Ne po mbledhim informacione, kryejmë një analizë dhe bëjmë kërkime mbi këtë çështje”.

“Duke ndjekur këtë situatë në zhvillim, ne shprehim një sërë shqetësimesh në lidhje me këtë vendim dhe paraqesim rekomandime fillestare për ta adresuar në mënyrë sistematike.

Më 22 dhjetor 2024, Kryeministri i Shqipërisë njoftoi vendimin e Qeverisë për të bllokuar aksesin në TikTok për një vit në 2025. Deklarata u bë gjatë prezantimit të Planit të Ri të Veprimit për Fuqizimin e Mekanizmave të Sigurisë në Shkolla”, deklaron SCiDEV.

Sipas institutit, deri më tani, nuk është publikuar një dokument zyrtar. Po kështu SCiDEV shpreh shqetësime mbi implikimet e këtij vendimi, veçanërisht në lidhje me të drejtat dixhitale dhe formulimin e politikave të bazuara në prova.

Më tej deklarata vë theksin te mungesa e gjithëpërfshirjes për këtë vendim si dhe nënvizon se një ndalim specifik për platformën rrezikon të krijojë një ndjenjë të rreme sigurie, duke neglizhuar nevojën për strategji më holistike, si nxitja e edukimit per median dhe informacionit, përmirësimi i llogaridhënies së platformave dhe promovimi i qëndrueshmërisë tek përdoruesit e rinj.

Deklarata e plotë e SCiDEV
SCiDEV po ndjek nga afër zhvillimet që rrjedhin nga deklarata e fundit për të bllokuar aksesin në TikTok në Shqipëri për një vit. Ne po mbledhim informacione, kryejmë një analizë dhe bëjmë kërkime mbi këtë çështje. Duke ndjekur këtë situatë në zhvillim, ne shprehim një sërë shqetësimesh në lidhje me këtë vendim dhe paraqesim rekomandime fillestare për ta adresuar në mënyrë sistematike. Më 22 dhjetor 2024, Kryeministri i Shqipërisë njoftoi vendimin e Qeverisë për të bllokuar aksesin në TikTok për një vit në 2025. Deklarata u bë gjatë prezantimit të Planit të Ri të Veprimit për Fuqizimin e Mekanizmave të Sigurisë në Shkolla.

Deri më tani, nuk është publikuar një dokument zyrtar. Kryeministri deklaroi se duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm, qeverisë do t’i duhen rreth 6 deri në 8 javë për të zbatuar këtë [bllokimin e aksesit], dhe brenda një viti, do të bllokojmë plotësisht TikTok në Republikën e Shqipërisë. TikTok nuk do të jetë më i aksesueshëm këtu! Kjo masë do të shoqërohet me disa masa të tjera që synojnë forcimin e rezistencës së të rinjve në vend. Vendimi për të bllokuar aksesin në TikTok erdhi pas asaj që qeveria e konsideron një konsultim njëmujor me prindërit në shkolla në të gjithë vendin, i cili filloi pas vrasjes së një pesëmbëdhjetëvjeçari nga një bashkëmoshatar i tij më 18 nëntor, pranë shkollës së viktimës. Një zëdhënës i TikTok deklaroi se nuk gjetën prova që autori apo viktima kishin llogari në TikTok, dhe raporte të shumta kanë konfirmuar se videot që çuan në këtë incident po postoheshin në një platformë tjetër, jo TikTok. Në përgjigje të kësaj, Kryeministri Rama deklaroi se “Shqipëria është një vend demokratik dhe 90% e prindërve kërkojnë mbylljen e TikTok-ut.” Vendimi për të bllokuar aksesin në TikTok në Shqipëri vjen katër muaj pasi Autoriteti Shqiptar i Mediave Audiovizive (AMA) shpalli një iniciativë bashkëpunimi jo ligjërisht të detyrueshme dhe vullnetare me TikTok, duke u fokusuar në parandalimin e transmetimit të videove që promovojnë dhunë, gjuhë urrejtjeje, ose shkelje të të drejtave të fëmijëve dhe komuniteteve, si dhe lirive themelore njerëzore. Në kohën kur kjo nismë synon të rrisë rezistencën e të rinjve dhe të adresojë shqetësimet për sigurinë në shkolla, SCiDEV shpre shqetësime mbi implikimet e këtij vendimi, veçanërisht në lidhje me të drejtat dixhitale dhe formulimin e politikave të bazuara në prova. Ne njohim nevojën kritike për të adresuar përmbajtjen e dëmshme dhe ndikimin e saj tek të rinjtë, veçanërisht duke marrë parasysh ndjeshmërinë rreth vdekjes tragjike të një të mituri, por theksojmë rëndësinë e sigurimit që këto përpjekje të udhëhiqen nga procese të drejta dhe të respektojnë të drejtat digjitale themelore.

Ndërsa ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër zhvillimet, bazuar në informacionin publik dhe analizën tonë të deritanishme, këto janë shqetësimet tona kryesore: Mungesa e një procesi të plotë dhe gjithëpërfshirës konsultimi Procesi i konsultimit që çoi në vendimin për të vendosur një bllokim total të aksesit në TikTok në Shqipëri ngre shqetësime serioze mbi transparencën, gjithëpërfshirjen dhe përfshirjen e komunitetit më të gjerë të ekspertëve.

I kornizuar rreth takimeve me prindër dhe mësues në shkolla, procesi nuk ka prodhuar ndonjë raport ose të dhëna të disponueshme publikisht mbi reagimet e mbledhura dhe mbështetet shumë në reagimet emocionale të prindërve dhe mësuesve, duke përjashtuar aktorë kritikë si përfaqësuesit e mediave, shoqërinë civile, agjencitë e sigurisë dhe parlamentin. Kjo qasje ngre shqetësime në lidhje me precedentin që krijon, duke sugjeruar se veprime të ngjashme mund të merren në të ardhmen për të kufizuar platforma të tjera ose për censurimin e hapësirave digjiitale pa debat të mjaftueshëm, shqyrtim ose angazhim më të gjerë të palëve të interesuara. Evidenca të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin Megjithëse vende të ndryshme në botë kanë ndaluar përdorimin e përkohëshëm të TikTok-ut në territorin e tyre, hulumtimet mbeten të kufizuara mbi efektet e ndalimeve të mediave sociale, dhe studiuesit thonë se ka pak prova që sugjerojnë se ndalime të tilla do të mbrojnë fëmijët nga dëmet online. Një ndalim specifik për platformën rrezikon të krijojë një ndjenjë të rreme sigurie, duke neglizhuar nevojën për strategji më holistike, si nxitja e edukimit per median dhe informacionit, përmirësimi i llogaridhënies së platformave dhe promovimi i qëndrueshmërisë tek përdoruesit e rinj. Pa adresuar natyrën sistematike të këtyre çështjeve, një ndalim trajton vetëm simptomën, duke lënë pa prekur shkaqet rrënjësore të përmbajtjes së dëmshme dhe gjuhës së urrejtjes.

Ne besojmë se proceset e vendimmarrjes duhet të udhëhiqen nga evidenca të cilësisë së lartë, duke shfrytëzuar hulumtimet ekzistuese dhe duke gjeneruar të dhëna të hapura që reflektojnë saktë përvojat dhe perspektivat kombëtare. Për më tepër, procese të tilla duhet të integrojnë praktikat më të mira Evropiane, duke u mbështetur në mësimet e nxjerra për të siguruar që politikat janë përshtatur në mënyrë kontekstuale duke iu përmbajtur standardeve Evropiane të efektivitetit, përfshirjes dhe llogaridhënies.

Gjithashtu, ka shqetësime të arsyeshme për proporcionalitetin e një mase të tillë, e cila mund të ishte paraprirë nga masa të tjera si kufizimet e moshës, nismat e bashkërregullimit, advokimi për forcimin e rregullimit të përmbajtjes. Ndikimi mbi të drejtat digjitale dhe lirinë e shprehjes Ndërprerja e aksesit në TikTok paraqet një kërcënim të rëndë ndaj të drejtave digjitale, veçanërisht në kontekstin e lirisë së shprehjes dhe aksesit në informacion. Ndalimet e përgjithshme mund të krijojnë një precedent të rrezikshëm për kufizime më të gjera, që potencialisht mund të zgjaten në platforma të tjera ose në forma të tjera komunikimi në të ardhmen. Kjo është veçanërisht shqetësuese në mjedise ku liria e medias dhe liria e shprehjes janë tashmë në presion, siç është rasti i Shqipërisë.

Duke qenë se një vendim i tillë merret në periudhën parazgjedhore dhe do të zbatohet gjatë periudhës zgjedhore, është e rëndësishme të tregohet kujdes për të shmangur veprime që mund të interpretohen si të motivuara politikisht ose si shtypje e lirisë së shprehjes. Mundësi e humbur për të adresuar çështjet më të gjera të sigurisë me platforma të tilla si TikTok Përtej shqetësimeve për përmbajtjen e dëmshme dhe gjuhën e urrejtjes online, TikTok është lidhur me disa çështje të tjera kritike që nuk po artikulohen ose adresohen mjaftueshëm në diskursin aktual lidhur me ndalimin e tij në Shqipëri. Këto përfshijnë rolin e platformës në përhapjen e dezinformimit, veçanërisht përmbajtjen politike ose mashtruese, dhe praktikat e saj të gjera të mbledhjes së të dhënave, të cilat kanë ngritur shqetësime globale për privatësinë.

Akuzat për akses të mundshëm të të dhënave nga qeveria kineze rrisin më tej rreziqet e sigurisë kombëtare, ndërsa dizajni algoritmik i TikTok, që promovon varësinë dhe përforcon përmbajtjen e dëmshme ose të njëanshme, ndikon në mënyrë disproporcionale tek të rinjtë e cenueshëm. Për më tepër, mospërputhjet në moderimin e përmbajtjes dhe mungesa e transparencës e përkeqësojnë këto çështje, duke nënkuptuar nevojën për një strategji më të gjithëpërfshirëse që adreson llogaridhënien e platformës, mbrojtjen e privatësisë dhe rezistencën kundër dezinformimit, në vend që të mbështetet vetëm në një ndalim të plotë. Rekomandime Ne rekomandojmë integrimin e Edukimi për Median dhe Informacionin (MIL) si një komponent të detyrueshëm në arsimin formal për shkollat dhe universitetet, si dhe promovimin e mundësive të mësimit joformal për grupmosha të tjera për të siguruar që të gjithë qytetarët, pavarësisht moshës, të jenë të pajisur me aftësitë për të vlerësuar në mënyrë kritike informacionin, të njohin përmbajtjet e dëmshme dhe të navigojnë hapësirat digjitale me përgjegjshmëri.

Ne avokojmë për harmonizimin e plotë të legjislacionit të Shqipërisë me Aktin për Shërbiimet Digjitale (DSA) të BE-së. Qeveria duhet të sigurojë që ky proces të jetë gjithëpërfshirës, duke përfshirë shoqërinë civile, akademinë, median, aktorët e sektorit privat dhe ekspertët ndërkombëtarë, për të krijuar një kuadër rregullator transparent dhe të zbatueshëm. Gjithashtu, platformat kryesore duhet të krijojnë përfaqësim ligjor në Shqipëri për të siguruar përputhshmërinë me ligjet kombëtare dhe për të reaguar ndaj shqetësimeve publike. Për të mbrojtur të drejtat themelore të njeriut në hapësirat fizike dhe digjitale, Qeveria duhet të sigurojë që masa të tilla të jenë në përputhje me parimet demokratike, duke mbrojtur lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion.

Për më tepër, Parlamenti duhet të marrë një rol aktiv në futjen e masave mbrojtëse për të parandaluar tejkalimin e kompetencave shtetërore në rregullimin e hapësirave digjitale, veçanërisht gjatë periudhave politikisht të ndjeshme. Sfidat e paraqitura nga përdorimi i TikTok dhe platformave të ngjashme duhet të adresohen përmes një qasjeje transparente dhe të informuar nga provat, që respekton proceset e duhura, duke i dhënë përparësi angazhimit të palëve të interesuara dhe politikëbërjes të bazuar në të dhënat, të cilat janë thelbësore për të krijuar sinergji, për të mbrojtur parimet demokratike dhe me përgjegjësi, dhe për të trajtuar sfidat komplekse të epokës dixhitale.

Ndërkohë që Shqipëria përparon në përpjekjet për anëtarësim në BE dhe ndërmerr një sërë zhvillimesh ligjore dhe rregullatore, të tilla si zbatimi i një strategjie për të kundërshtuar dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja, zbatimi i legjislacionit të përafërt me GDPR për mbrojtjen e të dhënave dhe propozimi për ndalimin e TikTok-ut – është thelbësore që këto veprime të përputhen me një kuadër koherent dhe të integruar. Ndjekja e këtyre përpjekjeve në mënyrë të izoluar rrezikon të zvogëlojë efektivitetin e tyre.