Më datë 14 shtator në hotel “Argjiro”, Gjirokastër u organizua një takim frytdhënës mes përfaqësuesve të Sindikatës së Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias dhe përfaqësuesve të medieve të ndryshme nga i gjithë qarku.
Tematika kryesore e trajtuar ishte prezantimi i SGPM-së si e para në llojin e vet në Shqipëri dhe pse është i rëndësishëm anëtarësimi në një sindikatë.
Roli i fushatave dhe veprimeve kolektive ishte një tjetër pikë “e nxehtë” e diskutuar mes të gjithë të pranishmëve, të cilët bashkëbiseduan për të gjitha problematikat që i shoqërojnë në ditët e sotme. Ky takim u përmbyll me sukses dhe u ra dakord se fuqizimi i medieve lokale është një ndër nismat e para që do të ndërmarrim.