Gazetari Marash Mirashi ka befasuar lexuesit e tij këtë vit me një krijimtari ndryshe që e sjell dhe më afër atyre që duan prozën përveç vargjeve të poezisë.
Sarkazma e një republike imagjinare vjen me librin e ri që mban titullin “Brirët”, teksa është promovuar dhe në Lezhë, një qytet të dashur për autorin.
Me një stil krejtësisht ndryshe dhe shumë ngjarje befasuese autori Marash Mirashi tregoi se pse solli këtë roman pas vëllimeve të tij me poezi.
Romani “Brirët” i cili është shpërndarë në Shqipëri dhe Kosovë, e mban lexuesin në një suspansë të vazhdueshme.
Për veprën “Brirët”, autori Marash Mirashi është shpallur edhe fitues i çmimit letrar “At Gjergj Fishta” për vitin 2024.
Në promovimin e romanit morën pjesë shumë personalitete nga fusha e letërsisë, gazetarisë dhe publicistikës, ku nuk munguan vlerësimet pozitive për romanin e parë të Marash Mirashit.