“Siguria e Grave Gazetare”, Bino prezanton raportin për Shqipërinë

“Siguria e Grave Gazetare”, Bino prezanton raportin për Shqipërinë

Siguria e grave gazetare mbetet një shqetësim thelbësor, me ndikim të drejtpërdrejtë në lirinë e medias, barazinë gjinore dhe integritetin më të gjerë të qeverisjes demokratike në Shqipëri.

Blerjana Bino, autore e raportit, Drejtoresha Ekzekutive e SCiDEV, tregon në raport se gratë gazetare përballen rregullisht me forma të vazhdueshme, ndonëse shpesh të nënkuptuara, të frikësimit dhe presionit – përfshirë ngacmimet online, fyerjet verbale, fushatat denigruese apo kushtet e pasigurta të punës.

Edhe pse kërcënimet fizike të drejtpërdrejta janë relativisht të rralla, klima e përgjithshme e frikësimit ndikon ndjeshëm në pavarësinë e tyre profesionale, avancimin në karrierë dhe pjesëmarrjen në jetën publike.