Starton Media Integrity Action, Podcasti i Sindikatës së Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (VIDEO)

Starton Media Integrity Action, Podcasti i Sindikatës së Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (VIDEO)

Ka startuar sot në You Tube Podcasti më i ri i realizuar nga Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias në Shqipëri.

Media Integrity Action ose veprimi për Integritetin e Medias është një Podcast që synon t’u japë zë problemeve të punonjësve të medias në Shqipëri, por edhe të profesionistëve të fushave të ndryshme si një mundësi për të sensibilizuar dhe avancuar me zgjidhjen e tyre.

Në episodin e parë që mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të SGPM në You Tube, përballë gazetares së njohur Brikena Metaj ishte psikologia Arjola Manreka për të folur për një temë shumë të ndjeshme siç është shëndeti mendor i gazetarëve dhe punonjësve të medias.

Sa të rrezikuar janë nga puna e tyre e përditshme gazetarët dhe punonjësit e medias nga presionet, pamjet shpeshherë tronditëse, historitë prekëse apo të tmerrshme, kërcënimet, presionet e kohës, intensiteti i lajmeve?! A ka një zgjidhje për këto kërcënime, cila mund të jetë strategjia?

Për të gjitha këto, gazetarja Brikena Metaj ka folur me psikologen Arjola Manreka, teksa SGPM është e gatshme të jetë një ndërmjetës aktiv për krijimin e grupeve mbështetëse për gazetarët dhe punonjësit e medias.