Njoftim i rëndësishëm për anëtarët e SGPM

Njoftim i rëndësishëm për anëtarët e SGPM

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias njofton të gjithë anëtarët se ka nisur derdha e kuotizacionit mujor.

Kuota e përcaktuar nga Këshilli Kombëtar është në vlerën e 200 lekëve (të rinj) në muaj, ose 2400 lekë të rinj në vit. Kuota mund të paguhet dy herë në vit ose 1 herë në vit sipas preferencës.

Përfaqësuesit aktualë në çdo qark mund ta mbledhin kuotën nga anëtarët ose mund të derdhet individualisht në llogarinë bankare të SGPM.

Ndërkohë SGPM ka një ftesë për të gjithë ata që duan të ndihmojnë për punën në vijimësi të Sindikatës në mbështetje të të drejtave të gazetarëve dhe punonjësve të medias në Shqipëri se mund të kontribuojnë financiarisht  nëpërmjet llogarisë bankare ose llogarisë së hapur në Paypal. Çdo kontribut është i rëndësishëm për qenësinë e kësaj organizate dhe mbështetjen e gazetarëve dhe punonjësve të medias në vend. Ju falënderojmë

https://paypal.me/SGPM2024