Nga Vangjel Shumeli
Liria e kufizuar e shtypit nuk është problem vetëm i vendeve autokratike.
Gjithnjë e më shumë ajo po kërcënohet edhe tek demokracitë e me këtë kërcënohet vetë demokracia si formë shtetërore.
E drejta për shprehjen e lirë të mendimit nuk është luks.Liria e pakufizuar e shtypit nuk është diçka, nga e cila demokracia mund të heqë dorë, por që duhet mbrojtur me të gjitha forcat.Sepse ajo është një shtyllë themelore e demokracisë, që i jep individit lirinë më të madhe të mundshme e pakicave mbrojtjen më të mirë.
Vetëm nëse ekziston mundësia për të shprehur mendimin të lirë, vetëm nëse pyetet në mënyrë kritike ajo që bën apo që lë politika dhe ekonomia, nëse hulumtohet pa pengesa dhe rezultatet publikohen,ekziston mundësia që korrupsioni dhe keqqeverisja të zbulohen e të pengohen në të ardhmen.
Ndal çdo barriere që censuron shtypin,gjë që çon shoqërinë tonë moderne drejt hibridizimit. Shtypi i lirë është themeli i demokracisë.