Një lajm i mirë vjen për të gjithë gazetarët dhe punonjësit e mediave në Shqipëri!
Nga sot, anëtarët e Sindikatës së Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias si dhe familjarët e tyre (të përfshirë në trungun familjar) përfitojnë kujdes shëndetësor cilësor me zbritje të mëdha në rrjetin e Spitaleve Amerikane!
Falë marrëveshjes së nënshkruar mes tre organizatave, Sindikatës së Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias, Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shqiptar, Sindikatës së Psikologëve dhe Punonjësve Social të Republikës së Shqipërisë dhe Spitalit Amerikan, çdo anëtar sindikalist ka akses në:
Spitali Amerikan 1, 2, 3 – Tiranë
American Medical Center – Fier & Durrës
Spitali Amerikan (Hygeia)
ÇFARË PËRFITON?
Paketa e kontrollit të plotë mjekësor një herë në vit (Check-up) me çmime të reduktuara
– 30% zbritje për çdo shërbim diagnostikues (eko, rezonancë, analiza, etj.)
– Shërbime urgjente dhe kujdes mjekësor me çmime të reduktuara
– Paketa për shëndetin mendor dhe psikologjik me çmime të përballueshme
– 50% zbritje për trajtimin e sëmundjeve profesionale
– 20% zbritje për trajtime kirurgjikale dhe radioterapi
– Akses të shpejtë dhe trajtim prioritar për ty dhe familjen tënde!
Mjafton të paraqisni vërtetimin e anëtarësisë në sindikatë për të përfituar! Kujdesi për shëndetin është e drejtë, jo privilegj! Bashkohuni me ne dhe përfitoni! Sepse kur jemi së bashku, jemi më të fortë!
Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SGPM)